Kurti për anëtarësim në BE: Përcaktimi i datës nuk ndihmon në përgatitjet tona, ka shumë punë

Aktuale

Kurti për anëtarësim në BE: Përcaktimi i datës nuk ndihmon në përgatitjet tona, ka shumë punë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 10:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, do ta bëjnë këtë vit, ndonëse nuk dha ndonjë datë se kur do ta bëjnë një gjë të tillë.

Shefi i Qeverisë, tha se përcaktimi i një date nuk do të ju ndihmonte përgatitjeve të tyre.

“Ne kemi thënë se do ta bëjmë sivjet. Me zhvillimet e reja gjeopolitike me siguri që na imponojnë një përshpejtim është i nevojshëm por nuk kemi një datë se kur do të mund të themi se do të aplikojmë për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

Dhe as në Këshillin e Evropës besoj që përcaktimi i një date tash nuk do të ju ndihmonte përgatitjeve tona dhe do të ishte objektivisht i pamundur për shkak se ka shumë punë për të mbërri ne atë pikë. Dhe për të shkuar duhet të ecim sa më shpejt që mundemi”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat