Hoxhaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë heronjtë e ditëve tona

Aktuale

Hoxhaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë heronjtë e ditëve tona

Më: 7 mars 2022 Në ora: 12:34
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, duke thënë se përgjatë dekadave, mësuesit kishin mision jetësor arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se mësuesit janë heronjtë e ditëve tona.

“Mësuesit janë heronjtë e ditëve tona. Sot, patriotizmi më i madh ndaj vendit është edukimi i gjeneratave dhe ndërtimi i një baze të fortë kombëtare e shoqërore përmes arsimimit të mirëfilltë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se përgjatë dekadave, mësuesit tanë, kishin mision jetësor arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve.

“Jam krenar që një pjesë të madhe të karrierës sime ia kam kushtuar avancimit të arsimit në Kosovë. Mirënjohës kontributit të secilit mësues në Kosovë. Urime 7 Marsi! “, ka shkruar tutje Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat