Deputetja Kurti: Muzeu i Kosovës të krijojë hapësira që njohin kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës

Aktuale

Deputetja Kurti: Muzeu i Kosovës të krijojë hapësira që njohin kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës

Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:29
Tinka Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një rezolutë përmes së cilës do t’i kërkohej Muzeut të Kosovës krijimi e një hapësire e cila paraqet kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës. Deputetja Tinka Kurti ka deklaruar se në këtë mënyrë do të edukoheshin gjeneratat e reja me një frymë barazie.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës, debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Kurti: Muzeu i Kosovës të krijojë një hapësirë që njeh kontributin grave në luftë dhe gjatë rezistencës

“Ne sot po paraqesim një rezolutë me një pikë të vetme, ky Kuvend në vitet e kaluara ka miratuar rezoluta disa për gratë por ato nuk janë zbatuar. Ta votojmë sot një pikë të vetme por që mund të jetë e zbatueshme dhe të kujdesemi deri në vitin e ardhshëm që ajo është zbatuar. Sot duhet të dakordohemi vetëm për ftesën që i bëjmë Muzeut të Kosovës për krijimin e hapësirave që njohin kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës, dhe të zotohemi se do t’i ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Duke e njohur, pra duke e pranuar do t’i edukojmë gjeneratat e reja me një frymë më të barabartë. Janë të panumërta t’i përmendim të gjitha poret e pabarazive, sigurisht që ato janë shoqërore, ekonomike e historike”, ka thënë deputetja Kurti.

Ajo ka thënë se muzetë kudo në botë janë duke e shtuar pjesën e munguar të historisë së grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat