‘Pushtimi barbar i Ukrainës do të dështojë’ / Ekonomia do ta përplasë Rusinë përbrenda

Aktuale

‘Pushtimi barbar i Ukrainës do të dështojë’ / Ekonomia do ta përplasë Rusinë përbrenda

Nga: Idriz Morina Më: 7 mars 2022 Në ora: 18:02

I vetmi hap pozitiv në luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus, është se palët ranë dakord për një takim të nivelit të lartë në Ankara të Turqisë, ku nikoqir pritet të jetë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, sipas të cilit do të marrin pjesë në takim ministri i Jashtëm i Ukrainës Dimytro Kuleba dhe Sergei Lavrov ministri i Jashtëm i Rusisë.

Por, tashmë ushtria ruse është tek ‘portat’ e Kievit, pasi ka hyrë me disa tanke në perëndim të qytetit, si raportojnë mediat britanike.

Por, Kievi mbetet nën kontrollin e Ukrainës. “Dhe jo vetëm kaq, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se forcat ruse nuk duket se kanë bërë përparim të rëndësishëm, pavarësisht se tashmë kanë hyrë në Ukrainë gati 95% e forcave që Rusia i kishte organizuar”, shkruan gazetar hulumtues amerikan në twiter, Tim Mak.

Rusia i ka ofruar Ukrainës paqe, me kusht të rënda, që ajo ta ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin, ta njohë Krimenë si territor rus dhe t’i njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luhanit si shtete të pavarura.

Bazuar në këto kushte, pas luftës pushtuese në 12 ditët e para, kur Rusia ka përdorur një mori armësh të ndaluara, është e vështirë që aktualisht të pretendohet arritja e një paqe afatgjatë.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një bisedë të rregullt me Presidentin e BE-së Charkes Michel, ka folur për kërcënimin rus ndaj objekteve bërthamore, granatimet e infrastrukturës civile dhe kritike. “Ne duhet ta ndalojmë këtë”, ka bërë të ditur me një cicërimë të tij në twiter Zelenski. Po ashtu ai ka njoftuar se ka biseduar edhe për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Kryeministri britanik ka vazhduar me retorikën e ashpër, duke kërkuar zgjerimin e aleancës dhe masave kundër sjelljeve barbare ruse. “Bashkëpunim për t’u siguruar që pushtimi barbar dhe i paligjshëm i Putinit në Ukrainë të përfundojë me dështim”, thuhet në reagimin e sotëm në twiter të Qeverisë së Britanisë së Madhe, pas takimi të kryeministrit britanik Boris Jonson me kryeministrin e Holandës Mark Rutte.

Një ish-oficere e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes amerikane thotë se nëse Putini nuk ndalohet ai do ta arrijë qëllimin e tij përfundimtar, ta ribëjë “Bashkimin Sovjetik”.

Rebekah Koffler, një ish-oficere e DIA-s dhe autore e librit “Plani Sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”, duke folur për Fox News Digital ka theksuar se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të ndjekin një “strategji parandaluese” ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Image
Irpin, Ukrainë, pamje nga lufta

Kërcënimet për vendet e NATO-s dhe Shqipërinë

Në ndërkohë, Rusia ka shtuar kërcënimet. Duke e menduar si një kundërpërgjigje për vendet që i kanë vënë sanksione, ajo ka shpallu një listë të vendeve jomiqësorë, ku përveç SHBA-së, vendeve të BE-së, bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe dy vendet fqinje me shqiptarë, Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut.

Përtej këtij kërcënimi për sanksionim, Rusia ka shprehur kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Rumaninë dhe tri vendet e Baltikut.

Për të ndihmuar në qartësimin e gjërave dhe veprimit të përbashkët, sekretari i Shtetit Antoni Blinken i ka vizituar këto tri vende të hënën duke i garantuar se jo vetëm ato tria, por NATO-ja nuk do të lejojë asnjë vend në botë, që të cenojë territoret e vendeve aleate.
“Jemi duke e forcuar mbrojtjen tonë të përbashkët, ashtu që ne dhe aleatët tonë të jemi të përgatitur”, ka thënë Blinken të hënën, duke shtuar se zotimet e SHBA-së në paktin e mbrojtjes së përbashkët në NATO, janë “të shenjta”.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, nëse si sulmohet”, ka thënë sekretari amerikan, raporton The Guardian.

SHBA-të po ashtu kanë vazhduar ta konfirmojnë qëndrimin e tyre se presidenti Zelensky do të mund t’i përdorë 100 aeroplanë të Ukrainës që janë të vendosur në Poloni, e që dikur ishin pjesë e flotës ukrainase-sovjetike.

Ukraina ka pilotë të mjaftueshëm që ti përdorë këta aeroplanë në luftë kundër Rusisë.

“The Punisher” vlerëson se dronat Ukrainas janë duke i shkaktuar dëme të mëdha artilerisë dhe këmbësorisë ruse, sipas këtyre raportimeve, ata po i shpartallojnë batalionet ushtarake dhe po i shkatërrojnë tanket dhe sistemet ajrore-raketore ruse.

Humbjet ekonomike

Por, nëse vazhdon rritja e çmimeve dhe lufta ashpërsohet, pritet që bota të hyjë sërish në një krizë të re ekonomike.

“Indeksi më i rëndësishëm i ndjekjes së çmimit të ushqimit (FAO) tregon një rritje për 3.9% të çmimit të ushqimit prej Janarit duke e çuar mesataren në 140.7 pikë. Mos harroni se niveli 201.1 në vitin 2011 kishte çuar në krizën Arabe, luftën në Libi, Siri, ngritjen e ISIS-it, Brexit dhe kishte sjellur Trumpin në pushtet. Pra është shumë me rëndësi që një indeks ndër nivelin 150.0 pikë të qëndrojë i tillë - përndryshe do të kemi krizë të madhe në botë”, shkruan ekonomisti Emanuel Bajra.

Ndërkohë, humbjet në një pjesë të ekonomisë botërore kanë filluar të ndjehen, për shkak të sanksioneve të fuqishme kundër Rusisë. Një tregues është çmimi i naftës, i cili u rrit në 139 dollarë për fuqi, më i larti që nga viti 2008, pasi SHBA-të dhe BE-ja, po e shqyrtojnë ndalimin e furnizimit nga Rusia me naftë, ndërsa Irani, për shkak të kufizimeve paraprake në prodhim nuk ka premtuar se do t’i rrisë kapacitetet, thuhet në një tjetër raport.

Po ashtu vendet e Opec+, që udhëhiqen nga Arabia Saudite si prodhuesi më i madh në këtë organizatë, ende si duket po synojnë rritjen e çmimit të naftës, si një lloj revolte, që vite më parë, kur nafta binte shumë poshtë, nuk arrinte pajtimin për të shkurtuar prodhimin, në mënyrë që çmimi të rritej apo të paktën të mos binte nën 50 dollarë për fuqi.

Kjo situatë me prodhuesit e naftës, po shihet si një mundësi e artë për të pasuruar arkat e kompanive dhe ato shtetërore, për eksportuesit e saj.

Atëherë sipas të gjitha vlerësimeve kjo trysni shkon në dy skenarë, rritjen e agresivitetit rus apo përshpejtimin e tij drejt përhapjes së konfliktit dhe në skenarin tjetër, shpërthimin e brendshëm apo ‘implodimin’! Natyrisht bota do ta preferonte këtë dytin.

Sipas raportimeve të Reuters, sanksionet perëndimorë kundër Rusisë ‘kanë filluar të shpërthejnë në formën e humbjeve të mëdha potenciale për bankat, kompanitë dhe investitorët e tyre, shpesh në mënyra të papritura’. “Në të kaluarën, zjarre të tilla kanë qenë pararendëse të krizave financiare. Por disa pjesëmarrës të tregut thonë se nuk po shohin panik në treg, të paktën jo ende”.

"Ne nuk kemi pasur asnjë nga ato telefonata 'të shenjta'," tha David Schamis, bashkëthemelues i firmës së kapitalit privat të fokusuar në shërbimet financiare Atlas Merchant Capital, shkruan Reuters, në një artikull tjetër kushtuar humbjeve në ekonominë perëndimore.

Ndërsa, Rusia ende si duket nuk po e ndien fuqinë goditëse që i është dhënë me sanksionet, që janë në zgjerim e sipër. Llogaritjet duket se janë ende vetëm në letër. Por, nëse nuk arrihet marrëveshje e përkohshme paqësore, shtypja ekonomike mund të bëhet e padurueshme, si për pushtetin si për qytetarët rus.

Bankat ruse informojnë mediat botërore se po nxitojnë të kalojnë në sistemin e kartave kineze.

Ndihma e Elon Muskut

Njeriu më i pasur në botë, nëpërmjet një cicërime në twiter, Elon Musk u ka bërë thirrje ukrainasve që në momentin kur i përdorin sinjalet e dhëna nga Starlink të jenë larg vendeve ku ka civilë pasi që rusët kanë hakuar sistemin e informacioneve të lokacioneve të Starlink dhe po e përdorin këtë platformë për t’i granatuar vendet me plot civil.

Ndërkohë, që vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka folur me CEO-n e SpaceX, Elon Musk - me premtimin që Ukraina të marrë më shumë terminale interneti Starlink javën e ardhshme, sipas një cicërime të bërë nga vet udhëheqësi ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat