Hoti reagon pas vdekjes së Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të

Aktuale

Hoti reagon pas vdekjes së Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të

Nga: A.SH. Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:45
Haki Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për vdekejn e ish-kryetarit të istogut, Haki Rugova.

“Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike”, ka shkruar Hoti.

Postimi në Facebook:

Sot u nda nga jeta ish-nënkryetari i LDK-së dhe i komunës së Istogut, Haki Rugova, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për më shumë se tri dekada u angazhua në veprimtari atdhetare e politike.

Ngushëllime Lidhjes Demokratike të Kosovës, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Istogut.

I përjetshëm kujtimi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat