Sveçla takon Escobarin në Washington flasin për Ukrainën

Aktuale

Sveçla takon Escobarin në Washington flasin për Ukrainën

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:22
Pamje nga takimi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka takuar Emisarin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin kanë biseduar edhe për luftën në Ukrainë. Në këtë takim s’është diskutuar dialogu me Serbinë të cilin e përkrah Escobar.

Sveçla përmes Facebookut ka njoftuar se Emisari Escobar ka garantuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë së ShBA-së për mbështetjen e plotë të sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Me z. Escobar diskutuam edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë sonë për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.

Image
Sveçla takon Escobarin në Washington flasin për Ukrainën

Z. Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat