Shoqata e Mullisëve: Farizi: S’ka nevojë për panikë, ka miell të mjaftueshëm

Aktuale

Shoqata e Mullisëve: Farizi: S’ka nevojë për panikë, ka miell të mjaftueshëm

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:43
Muhamet Farizi

Drejtori i Shoqatës së Mullisëve, Muhamet Farizi, ka thënë se Kosova ka miell të gatshëm edhe për tre muajt e ardhshëm.

Ai ka apeluar të mos ketë panikë, pasi ka edhe grurë të mjaftueshëm.

Farizi: S’ka nevojë për panikë ka miell të mjaftueshëm

“Konstatuam se miell ka të mjaftueshëm të prodhuar dhe furnizimi ka qenë ajo sasi që është shitur këto dy muaj që është ngritur çështja, është llogaritë se për dy muaj ka shitje. Gjithashtu ka sasi të konsiderueshme edhe për tre muaj të tjerë të bluhen dhe furnizohet popullata... Ka miell të mjaftueshëm ka grurë të mjaftueshëm dhe s’ka nevojë për panikë”, tha ai.

Fairiz, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti tha se industria e miellit është e zhvilluar në Kosovë dhe ka kapacitet për të prodhuar për 5.5 milionë banorë.

Ai tha se asnjë kilogram miell nuk është importuar nga Ukraina dhe Rusia.

Farizi: Industria e miellit në Kosovë ka kapacitet për të prodhuar për 5.5 milionë banorë

“Industria e miellit është tejet e zhvilluar, kapacitete që janë duke punuar kanë kapacitet për të prodhuar për 5.5 milionë banorë. Kuptohet se sasia e lëndës së parë nuk është e mjaftueshme për gjithë popullatën, megjithatë mullinjtë janë të kujdesshëm dhe kanë importuar në kohë të duhur sasitë e nevojshme edhe prej jashtë. Importi i grurit dhe miellit që ka qenë në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka qenë prej vendeve të afërta. Por po potencoj se asnjë kilogram miell dhe as grurë nuk ka qenë të importuar as prej Ukrainës dhe as Rusisë”, tha ai.

Çmimet e miellit dhe grurit, Farizi tha se do të jenë në përputhje me tregun dhe varësisht prej lëvizjes së berzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat