Gërvalla takoi ambasadoren Butel, diskutojnë për sigurinë në rajon

Aktuale

Gërvalla takoi ambasadoren Butel, diskutojnë për sigurinë në rajon

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:34
Pamje nga takimi

Shefja e diplomacisë Donika Gërvalla priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.

Në takim biseduan mbi temën e sigurisë në rajon pas gjendjes së krijuar në Ukrainë.

Ministrja Gërvalla e ka njoftuar ambasadoren Butel për hapat që MPJD ka ndërmarrë për ta mundësuar sa më shpejt anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke themeluar Grupin Ndërinstitucional që do ta procedojë këtë proces.

Po ashtu, e ka informuar për të gjithë hapat që Kosova ka ndërmarrë këto ditë, për t’i dalë në ndihmë shtetit të Ukrainës, dhe duke u bërë pjesë e sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat