​Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit

Aktuale

​Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:38
Telekomi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër zyrtarë në Telekomin e Kosovës, një mashkull dhe tri femra, K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit dhe një kompanie të nënshkruar në vitin 2018.

Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit R. K. pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100.000 euro.

R. K., i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat