Çmimi i vajit në një market në Prishtinë ndryshon brenda ditës, nga 1.85 bëhet 2.19 euro

Aktuale

Çmimi i vajit në një market në Prishtinë ndryshon brenda ditës, nga 1.85 bëhet 2.19 euro

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:51
Çmimi i vajit në një market në Prishtinë ndryshon brenda ditës, nga 1.85 bëhet 2.19 euro

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po vazhdon të “shqetësojë” qytetarët e Kosovës.

Duke marrë parasysh edhe situatën në Ukrainë, Kosova dhe vendet e rajonit kanë pësuar ndryshime të mëdha në çmimet e produkteve ushqimore që i kanë importuar nga jashtë.

Një lexues i lajmi.net, ka dërguar disa fotografi nga një market i madh në Prishtinë, ku gjatë orëve të mëngjesit çmimi i vajit ishte 1.85 euro, ndërsa në orët e pasdites në të njëjtin market dhe i njëjti vaj, ka kushtuar 2.19 euro.

Në pjesën ku shitet vaji në këtë dyqan gjithashtu është cekur se klientët mund të blejnë vetëm 5 copë, gjë që lë të kuptohet se sasia është e limituar.

Vaji i cili ka pësuar ndryshim për rreth 35 cent në çmim brenda ditës është i markës “Dijamant” e cila importohet në Kosovë nga Serbia.

Kujtojmë se përpos çmimit të produkteve ushqimore, në Kosovë së fundmi janë ngritur edhe çmimet e derivateve, e cila gjithashtu importohet nga jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat