Hajdari takon Hovernier, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Aktuale

Hajdari takon Hovernier, vlerësohet bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:25
Pamje nga takimi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën.

Hajdari ambasadorin Hovenier e njoftoi mbi objektivat e ministrisë që ajo drejton, tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve mike dhe u ritheksua gatishmëria për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës, shkruan Hajadri në Facebook.

Postimi:

Në takimin me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i urova mirëseardhje dhe i dëshirova suksese në misionin diplomatik në Kosovë. Gjithashtu, i falënderova SHBA-të për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Ambasadorin Hovenier e njoftova mbi objektivat e ministrisë që drejtoj, lidhur me zhvillimin e industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, turizmit, si dhe tërheqjen e investimeve, me qëllim të rritjes së punësimit dhe përmirësimit të bilancit tregtar me bazë në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Vlerësuam bashkëpunimin në mes vendeve tona dhe ritheksuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në fushat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat