​Besnik Bislimi takoi zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës Bjorn Berge

Aktuale

​Besnik Bislimi takoi zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës Bjorn Berge

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:26
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim në Strasburg me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Në takim u bisedua mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Kënaqësi të takoj Bjorn Berge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të vlerësuar, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat