Zemaj takohet me Escobarin: Kosova dhe SHBA kanë miqësi të veçantë

Aktuale

Zemaj takohet me Escobarin: Kosova dhe SHBA kanë miqësi të veçantë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:22
Astrit Zemaj, Gabriel Escobar

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, Astrit Zemaj ka njoftuar për një takim të frytshëm pune me Zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Zemaj tregon se miqësia e veçantë, thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, janë përkushtimi i tyre.

Postimi i plotë:

Sot me ftesë të Misionit të Përhershëm të #USA në #NATO, kam pasur një takim të frytshëm pune me zv.Ndihmës Sekretarin e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, dhe i Dërguar i Posaqëm për Ballkanin Përendimor, DAS Gabriel Escobar.

Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, është partner dhe garantues për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe përtej.

Miqësia e veçantë dhe thellimi i marrëdhënieve mes vendeve tona, integrimet euroatlantike, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, janë përkushtimi ynë dhe ishte kënaqësi  rikonfirmimi i përkrahjes në takimin e përbashkët me z. Escobar.

Astrit Zemaj

Ambasador-Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat