Osmani kërkon mbështetje nga ShBA në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve

Aktuale

Osmani kërkon mbështetje nga ShBA në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:17
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Nga zyra e Presidentes thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë nga ndikimet në ekonomi dhe në fushën e sigurisë nga lufta në Ukrainë.

Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

Ajo gjithashtu potencoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit me NATO-n duke marrë parasysh synimin legjitim të Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e Aleancës veri-atlantike, programit të Partneriteti për Paqe dhe Kartës së Adriatikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat