Vaji është i njëjtë por jo edhe çmimi!

Aktuale

Vaji është i njëjtë por jo edhe çmimi!

Nga: V.N Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:47
Vaji i njëjtë në Kosovë e Maqedoni dhe dallimet në çmim

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur të papërgaditur qytetarët e Kosovës. Një lajm i përfolur në dy ditët e fundit, doli të jetë i vërtetë.

Çmimi i vajit nëpër marketet në Kosovë ka shënuar rritje enorme, duke u shitur për 3.49 euro për litër.

Dallimi është i madh në çmim edhe me shtetet e rajonit. Përderisa i njëjti vaj në Kosovë shitet për 3.49 euro, në Maqedoni çmimi i tij është 90 denarë ose 1.64 euro për litër.

Dyfishimi i çmimit të vajit ka goditur xhepin e qytetarëve të cilët kanë krijuar panik dhe shumë prej tyre edhe janë duke bërë blerje të pakontrolluara.




 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat