Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal

Aktuale

Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:22
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj huqjes së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi pas takimit që bëri me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Çitaku, në Twitter tha se deklarata e Bislimit ka dëmtuar rëndë agjendën e Kosovës.

“Me një tweet, zëvendëskryeministri Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, tha ajo.

Sipas Çitakut, ky veprim është mungesës e profesionalizmit, dhe përpos që është skandal, është edhe e dëmshme për Kosovën.

“Mungesë totale e profesionalizmit. Ky nuk është vetëm skandal. Kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme”, tha Çitaku.

Ndryshe, Berge, në reagimin e tij ndaj Bislimit tha se ajo çfarë është biseduar nuk qëndron në përshkrimin që ka bërë zëvendëskryeministri në statusin në Twitter.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Berge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat