Vllahiu: Të gjithë e kanë kuptuar, apetitet ruse nuk do të ndalen vetëm në Ukrainë

Aktuale

Vllahiu: Të gjithë e kanë kuptuar, apetitet ruse nuk do të ndalen vetëm në Ukrainë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:40
Arbër Vllahiu

Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, nga kufiri Poloni-Ukrainë, në Rubikon ka thënë se situata e krijuar në Ukrainë, ka të bëjë me synimet që presidenti Vladimir Putin ka për të rikthyer kohën e Bashkimit Sovjetik.

E për këtë Vllahiu vlerëson se faktori ndërkombëar duhet t’i dalë në ndihmë Ukrainës, sepse tashmë veçse është theksuar se apetitet e presidentit rus, nuk shihet se do përfundojnë vetëm në këtë territor.

”Nuk ka të bëjë këtu vetëm me atë që të ruhet Ukraina kështu si është. Ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar në këtë rast, që duhet ta ndihmojë Ukrainën, edhe përmes armatosjes, edhe përmes stërvitjes së mëhershme që janë zhvilluar por me vazhdimin e ndihmës jo vetëm me këta refugjatë, por edhe në forma të tjera për Ukrainën”.

”Këtë e kanë kuptuar edhe Brukseli, edhe Londra, kur Zelensky iu është drejtuar në Parlamentin në Londër, e kanë kuptuar edhe SHBA, e kuptojnë të gjithë, se apetitet ruse nuk do të ndalen vetëm në Ukrainë, se apetitet ruse janë shumë më të gjera sesa që është vet Ukraina, dhe duke parë posaçërisht edhe fjalimin e presidentit rus Putin, që para fillimit të sulmit rus mbi Ukrainën, mbi të cilin ka prezantuar idenë e tij se ‘’një komb si Ukraina nuk ekziston, se një shtet si Ukraina nuk ekziston dhe se po zhvillohet një lloj gjenocidi mbi rusët që jetojnë në Ukrainë’’.

Sipas tij, kështu veprojnë diktatorët dhe ngjashëm pati vepruar edhe Sllobodan Millosheviqi.

”Këto janë formulat politike që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të kaluarën, apo autokratët përfshirë edhe Millosheviqin në këto 30 vitet e kaluara dhe është thjeshtë një narrativë e cila ndërtohet për të sulmuar një komb të tërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat