Sejdiu: Amatorizëm i skajshëm nga Bislimi

Aktuale

Sejdiu: Amatorizëm i skajshëm nga Bislimi

Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:41
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar atë që po konsiderohet si skandal diplomatik, ku Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, e ka demantuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, në lidhje me përmbajtjen e bisedave në takimin e mbajtur dje.

Sejdiu tha se një veprim i tillë i Bislimit është amatorizëm i skajshëm, pasi sipas tij, në takime të niveleve të tilla duhet sigurohet që çdo lloj komunikimi me publikun është edhe i dakorduar por edhe i mirëmenduar sepse nuk është palë e leximit vetëm elektorati në Kosovë.

Tutje, ai tha se Kosova s’ka pasur probleme sa i përket marrëdhënieve me jashtë në të kaluarën, por në vitin e fundit këto janë të shpeshta.

“Ministrja e Punëve të Jashtme çdo të dytin “tweet” e ka me gabim, zëvendëskryeministri i vendit bën kësi lëshime. Mendoj se kjo është një situatë goxha brengosëse dhe mendoj se në qeveri, duke filluar prej kryeministrit duhet të ulën dhe të rikalibrojnë qasjen e tyre në diplomaci sepse këtë që e kemi deri tash dhe mënyra si është shpërfaq sonte është problematike”, është shprehur Sejdiu.

Për Sejdiun, korrigjimi i Bislimit ku tha se është bërë një lëshim ku në vend të fjalës “e mirëpret” do duhej të ishte fjala “u informua”, është gjithashtu veprim problematik.

“Qasja e Bislimit kur e korrigjon vetën është problematike, por sidoqoftë, në këtë republikë është bërë problem të jesh kritik ndaj kësaj qeverije, sepse atëherë je në përputhje me të tjerët që janë në opozitë. Pra, ose je me arushën ose je me neve”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat