Përfundon aksioni policor me mbylljen e dy depove

Aktuale

Përfundon aksioni policor me mbylljen e dy depove

Nga: A.Z Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:33
Depo e vajit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë një aksioni të sotëm nga Inspektorati i Tregut dhe Policisë së Kosovës, janë mbyllur dy depo.

Kjo për arsye se janë gjetur vaj për të cilat ka munguar dokumentacioni.

Tutje shtoi se do të ndëshkohen ata të cilët përfitojnë nga manipulimet, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mbyllen dy depo

Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat