Faton Peci i reagon ashpër Halil Matoshit: Vrapoje si fëmijë pas ‘prindit’ Ramush Haradinaj

Aktuale

Faton Peci i reagon ashpër Halil Matoshit: Vrapoje si fëmijë pas ‘prindit’ Ramush Haradinaj

Nga: A.M. Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:19
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci iu është kundërpërgjigjur analistit, Halil Matoshi, pasi ky i fundit ironizoi me një deklaratë të ministrit.

Peci në një postim në Facebook ia bëri me dije Matoshit se nuk vrapon pas kryeministriti Kurti,

“E kuptoj nevojën tënde për të qenë kritik ndaj pushtetit, posaçërisht të kuptoj ty, sepse ke humbë privilegje nga rënia nga pushteti. Nuk po ia mbajë ison Albin Kurtit, po e kryej punën time. Për pozicion të till nuk mund ta marrë primatin. Besoj e ke të freskët pamjen kur vrapoje si fëmija pas prindit pas liderit tënd, sot opozitar, z.Haradinaj”, deklaroi ministri Peci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I nderuar z. Matoshi, si njeri me stazh të gjatë në media, interpretimim e deklaratave duhet ta bësh të bazuar, porse jo të presupozuar. Leximi i fjalëpërfjalshëm i deklaratës sime nuk le mundësi të konstatohet se unë paskam "ndjell" uri apo zi buke.

Duke bërë analiza televizive të gjithëfarllojshme, ndoshta t'u kanë përzier konceptet. Deklarimi im nuk ka të bëj me asnjë lloj ideologjie, por me fakte të bëra publike nga Shoqata e Mullisëve.

E kuptoj nevojën tënde për të qenë kritik ndaj pushtetit, posaçërisht të kuptoj ty, sepse ke humbë privilegje nga rënia nga pushteti. Nuk po ia mbajë ison Albin Kurtit, po e kryej punën time. Për pozicion të till nuk mund ta marrë primatin. Besoj e ke të freskët pamjen kur vrapoje si fëmija pas prindit pas liderit tënd, sot opozitar, z.Haradinaj.

Unë nuk po vrapoj pas Albinit, por krahas tij po përpiqem që sadopak t'ua lehtësoj jetën qytetarëve të këtij vendi, të cilëve ti me ish-partinë ua ke nxi jetën për vjet të tëra.

Pra, shkaku i qeverisjes së dështuar, ti z.Matoshi ke humbë një vend pune, e natyrshme që tash je kaq alergjik ndaj qeverisjes së tashme.

Por, mos harro, ka shpresë edhe për ty. Unë dhe kolegët e mi në Qeveri po kujdesemi për të gjithë, pavarësisht orientimit, përkatësisë, apo siç ke qef të thuash ti, ideologjisë.

I nderuar z.Matoshi, nëse bash duhet të vraposh, vrapo pas të vërtetës dhe fakteve, jo pas ndonjë lideri apo punëdhënësi. Fundja, një filozof i brumosur me gazetari, e ka mision të vërtetën, porse jo devijimin e saj, apo interpretimin selektiv!

Suksesin e arritur përgjatë 11 muajve në Ministri të Bujqësisë nuk mund ta mohoj e zhbëj askush. Madje as sejmenët e disa njerëzve nga kjo ministri që sot përballen me akuza për shpërdorim të buxhetit të shtetit. Dielli me shoshë nuk mbulohet!

Image
Foto nga postimi i ministrit Peci
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat