Shteti aksion në super markete dhe pompa të derivateve

Aktuale

Shteti aksion në super markete dhe pompa të derivateve

Nga: N. Sh. Më: 11 mars 2022 Në ora: 19:34
Policia e Kosovës

Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar operatorë ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Ata kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare.

Postimi i plotë:

Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar operatorë ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare. Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin.

Janë inspektuar depo, markete dhe me këtë rast janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e vajrave ushqimore për shkak të mungesës së dokumentacionit, është konstatuar mospërputhje e çmimeve, mashtrime me sasisë e produkteve etj. Me këtë rast janë shqiptuar një numër i madh i gjobave gjithashtu lëndët do të trajtohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat