Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, flasin për bashkëpunim mes shteteve

Aktuale

Osmani takohet me presidentin e Sllovenisë, flasin për bashkëpunim mes shteteve

Më: 11 mars 2022 Në ora: 19:38
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës është duke qendruar në Antalaya, për të marrë pjesë në Forumin Diiplomatik.

Gjatë qendrimit atje, Osmani ka pasur rastin të takojë edhe homologun e saj slloven, Borut Pahor.

Me presidentin Pahor, Osmani bisedoi mbi zhvillimet e fundit në Evropë dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, përfshirë dhe rrugën euroatlantike të rajonit.

Një bisedë e mirë me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, pas vizitës së tij të fundit në Kosovë. Diskutuam zhvillimet në Evropë dhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin për të siguruar paqen dhe për të përshpejtuar rrugën euroatlantike të rajonit tonë” ka shkruar Osmani në Twitter, bashkë me një fotografi me presidentin slloven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat