Pacolli takohet me Erdoganin

Aktuale

Pacolli takohet me Erdoganin

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:21
Behgjet Pacolli, Recep Tayyip Erdogan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pacolli, takimin me Erdogan e zhvilloi gjatë një darke me liderë nga e gjithë bota, e organizuar nga presidenti turk, ku u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohet bota.

“Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se përveç Pacollit, në këtë takim të thirrur nga Erdogan po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat