Gërvalla në Forumin e Diplomacisë në Antalia: Kosova e vendosur në rrugëtimin e saj drejt BE-së

Aktuale

Gërvalla në Forumin e Diplomacisë në Antalia: Kosova e vendosur në rrugëtimin e saj drejt BE-së

Më: 12 mars 2022 Në ora: 10:26
Donika Gërvalla në Forumin e Diplomacisë në Antalia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla në Forumin e Diplomacisë në Antalia tha se Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në një njoftim të ministrisë thuhet se Gërvalla në panelin “Dialogu për pajtim në Ballkan”, të folur për pozicionin e Kosovës në raport me dialogun, raportet fqinjësore e rajonale, si dhe përpjekjet dhe përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Pesë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar qartë në krah të Evropës dhe botës dhe e kanë dënuar invazionin rus në Ukrainë. Ёshtë edhe një, Serbia, e cila nuk e ka bërë këtë dhe duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e saj. Sot nuk mund të ulesh më në dy karrige, edhe me Rusinë, edhe me Evropën në të njëjtën kohë”, është shprehur ministrja Gërvalla.

Krahas ministres Gërvalla, në këtë panel morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak.

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të shteteve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat