“Nëse Kremlini shtyp butonin për sulm bërthamor, do ta hedh në erë veten”

Aktuale

“Nëse Kremlini shtyp butonin për sulm bërthamor, do ta hedh në erë veten”

Nga: N. Sh. Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:52
Vladimir Putin

Rusia pas luftës në Ukrainë, ku filloi pushtimin e saj, ka filluar të kërcënojë botën me ndonjë sulm bërthamor.

Mirëpo, duket se nuk po frikësohet bota shumë për këto kërcënime ruse.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se SHBA-ja duket se nuk ka frikë nga një sulm bërthamor rus.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, do të hedhin veten në erë.

Postimi i plotë:

Pse SHBA-të nuk duket se kanë frikë nga një sulm bërthamor rus!

Përveç triades bërthamore, një strukturë e forcës ushtarake me tre krahë që përbëhet nga raketa bërthamore të lëshuara nga toka, nëndetëse të armatosura me raketa bërthamore dhe avionë strategjikë me bomba dhe raketa bërthamore duhet të kemi parasyesh edhe një faktor të katërt kyç dhe kjo është arma Kibernetike.

Jam i bindur se nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, gjithçka që ata do të arrijnë është të hedhin në erë veten.

Le të shpresojmë se nuk duhet ta zbulojmë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat