Ambasadori Hovenier: Nuk do të marr pjesë në një panel ku ka vetëm burra

Aktuale

Ambasadori Hovenier: Nuk do të marr pjesë në një panel ku ka vetëm burra

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:34
Jeffry Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier ka thënë se nuk do të marr pjesë në një panel ku ka vetëm burra.

Derisa ka folur në konferencën dyditore të dhjetëvjetorit të Javës së Gruas, Hovenier, ndonëse ka thënë se gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullatës së vendeve, megjithatë ato nuk janë rreth tavolinës kur merren vendime.

Besoj shumë thellësisht se pjesëmarrja e plotë e grave në jetën politike është thelbësore. Në një ngjarje si kjo ne natyrisht kemi edhe përfitimin kur e kemi kryeministrin e vendit, udhëheqësit e të gjitha partive që janë të përkushtuar në këtë temë. E them se në një panel ku do të jenë vetëm burra unë nuk do të marrë pjesë”, tha ambasadori.

Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullatës së vendeve megjithatë ato nuk janë rreth tavolinës kur merren vendime. Kur i shqyrtojmë vendimet që janë marrë me pjesëmarrje të barabartë atëherë shohim proces të vendimmarrjes që pasqyron një vendimmarrje më të përafërm të popullatës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat