​Kurti: Takimet me Serbinë janë vështirësuar pasi ata u radhitën në anën e Rusisë

Aktuale

​Kurti: Takimet me Serbinë janë vështirësuar pasi ata u radhitën në anën e Rusisë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:02
Albin Kurti

(E plotësuar 13:33) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë dhe vendosjen e Serbisë në anën e Rusisë, edhe takimet në mes Kosovës dhe shtetit serb janë vështirësuar shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se takimet në nivel të lartë mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq varen edhe nga Brukseli.

Kurti: Pas zhvillimeve në Ukrainë, takimet në Bruksel janë vështirësuar shumë

“Besoj që situata është më e vështirë sesa dikur, varet se kur na vjen ftesa nga Brukseli, por pas invazionit rus në Ukrainë dhe agresionit shokues ushtarak të Kremlinit mbi popullin e Ukrainës që po zhvillon luftë të paepur çlirimtare, me ç’rast ne edhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë 20 gazetarë dhe 5 mijë refugjatë por edhe iu bashkuam sanksioneve të SHBA-ve dhe BE-së, ndërkohë që Serbia praktikisht u vendos në anën e Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa vitin e kaluar. Evropa është në luftë, në Ukrainë po mbrohet kontinenti evropian, demokracia perëndimore po mbrohet dhe është obligim i yni njerëzor, qytetar, demokratik solidarizimi mbështetja e përkrahja e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Federatës Ruse ndërkohë dihet që Serbia se ka bërë asnjërën prej tyre... Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajon që të distancohen nga Federata Ruse dhe t’u bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Lidhur me atë se Qeveria e Kosovës ka marrë ndonjë vendim për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve serbe në Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkërisht me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së që veprojnë në vend po mundohen që të gjejnë në zgjidhje.

Por shtoi se çfarëdo zgjidhje që të vendoset nuk duhet të cenojë shtetësinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.

Kurti: Së bashku me ambasadat e QUINT-it dhe BE do ta gjejmë një zgjidhje për zgjedhjet në Serbi

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’u pamundësojmë serbëve në Kosovë që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen. Jemi në kontakt me ambasadat e QUINT-it dhe BE-së këtu në Kosovë në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë që edhe të drejtat të mos shkelen por kurrsesi të mos cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe rezoluta... Ne do ta gjejmë një zgjidhje për këtë dhe konsiderojmë që ajo zgjidhje nënkupton vullnetin e mirë por para se të gjitha janë edhe dysheme e tavan është kushtetushmëria dhe sundimi i ligjit. Nuk duam asnjë qytetar i Kosovës që e ka nënshtetësinë e Serbisë të privohet nga e drejta e votës”, tha ai. 

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë pas agresionit rus në Ukrainë janë vështirësuar shumë.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar [...] Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajo të distanconen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Lidhur me atë se a kanë marrë ndonjë vendim lidhur me mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të Serbisë, Kurti tha se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila nuk shkel të drejtat por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës.

“Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat