Deputeti i PDK-së thotë se ishte gati të shajë në kuvend, por përmbahet

Aktuale

Deputeti i PDK-së thotë se ishte gati të shajë në kuvend, por përmbahet

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:26
Ferat Shala

Ferat Shala tha se është përgatitur ta nisë me të shara fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës të martën.

Por, deputeti i PDK-së u përmbajt të mos ofendonte.

“Po mundohem maksimalisht me ju përmbajtë dhe mos me sha, por kështu po kërkon pjesa qendrore e shumicës”, u shpreh Shala, ish-ministër i Ekonomisë, derisa vijoi të diskutonte për rritjen e çmimeve.

“Por, kam dëshirë që të bashkëbisedojmë për një sektor të ngushtë”, vazhdoi ai.

Shala, në artikulimin e tij në kuvend, kritikoi qeverinë për mungesën e masave në kuadër të gjendjes emergjente me energjinë elektrike.

Në seancën e thirrur nga LDK-ja, e cila po vazhdon, po diskutohet për rritjen enorme të çmimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat