​Hajdari e Musliu përplasen në Kuvend për vajin e konfiskuar

Aktuale

​Hajdari e Musliu përplasen në Kuvend për vajin e konfiskuar

Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:12
Ganimete Musliu

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari dhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për ngritjen e çmimeve.

Ministrja Hajdari në fjalën e saj përmendi luftën kundër ekonomisë informale, në kuadër të së cilës ajo tha se janë konfiskuar edhe një sasi e madhe e vajit në kohën kur vendi po përballet me ngritje të madhe të çmimit të këtij artikulli bazik. 

Hajdari: Disa operatorë ekonomikë nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar

“Disa operatorë ekonomikë nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar dhe për ngritjen e çmimeve nuk kanë dokumentuar asnjë arsyetim të bazuar, gjithashtu me zmbrapsjen fillimisht të rafteve dhe me çmim tepër të lartë me mbishkrimin sasia e limituar 4 copë për person. Dyshohet se këta operatorë kanë tentuar të shfrytëzojnë situatën lidhur me krizat botërore dhe dyshohet se kanë tentuar të mbjellin frikë dhe panik të konsumatorët se kinse ky produkt është në mungesë prandaj Inspektorati i tregut në bashkëpunim me Departamentin për hetimin e krimeve ekonomike me Policinë më 10 mars 2022 ka mbyllur përkohësisht dy depo kryesore të dy operatorëve ekonomikë”, ka thënë Hajdari.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres Hajdari lidhur me konfiskimin e vajit pa dokumentacion duke kërkuar më tepër informacion se çfarë ka ndodhur me vajin e konfiskuar dhe të dihej se nga kishte hyrë ai në territorin e Kosovës.

Musliu: Ministre, tregona nga hyri vaji pa dokumentacion në Kosovë?

“Po mos të ishte reagimi i qytetarëve, reagimi i mediave, i opozitës, as që këtë duke i vërejtur si Qeveri ngritjet e çmimeve. E thoni në vazhdimësi që keni mbyllur dy depo, proklamuat për 250.000 litra vaj, që i keni zënë pa dokumentacion, a ka mundësi me na tregu çka keni ndërmarrë ndaj doganave në këtë rast, kah ka hyrë ky vaj, sepse ata nuk e kanë bërë vetë vajin, tregonani se çka keni ndërmarrë ju për të identifikuar problemin në gjenezë, kah ka ardhur vaji pa dokumentacion dhe në fund fare ministre tregona se çka keni bërë me këtë sasi të vajit, sepse qytetarët e Kosovës ende shtrenjtë po e paguajnë vajin, ndoshta për juve është e lehtë të dilni dhe të thurni vargje për çdo detaj dhe të bëni propagandë mbi fatkeqësitë e qytetarëve, por qytetarët janë në hall dhe me mezi që po mbijetojnë këto ditë... tregona ka dhe kur ka hyrë ai vaj në Kosovë që është pa dokumente”, ka thënë Musliu.

Seanca për shtrenjtimin e çmimeve të fundit në Kosovë po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat