Kërcënohet dhe kanoset Ardian Gjini

Aktuale

Kërcënohet dhe kanoset Ardian Gjini

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:49
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, është kanosur dhe kërcënuar mëngjesin e sotëm, nga një qytetar.

Ngjarja ka ndodhë në kabinetin e kryetarit Gjini.

Qytetari ka provuar të hyjë me forcë në zyrën e Gjinit, duke kërcënuar verbalisht kryetarin e Gjakovës.

Rasti është raportuar në polici nga punonjësit e Kuvendit Komunal të Gjakovës, derisa i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit ky i fundit është ndaluar për 48 orë. Rastit fillimisht i janë përgjigjur njësitet patrulluese dhe ato të hetimeve nga stacioni policor Gjakovë ndërsa më vonë, për shkak se viktima në këtë rast është person zyrtar rasti është transferuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat