Kokajt të VV-së nuk i pëlqejnë martesat e gjinive të njëjta: Jam kundër

Aktuale

Kokajt të VV-së nuk i pëlqejnë martesat e gjinive të njëjta: Jam kundër

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:47
Jahja Kokaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është deklaruar lidhur me miratimin e projekt Kodit të ri Civil.

Kokaj tha se një nen i këtij projekt Kodi e prek pjesën intime dhe emocionale të njeriut.

Këtë lidhje ai e shpjegoi edhe në mënyrë shkencore.

Kur flas për këtë dimension për të cilin nuk jam shumë kompetent duhet të ndalem në nenin që tangon me pjesën me intime të qenies njerëzore duke përfshirë edhe atë emocionale. Kur flasim për qenien njerëzore apo të çdo gjallese tjetër që është shumë e ngjashme, duhet të them që qenia njerëzore ka tri kompetent, trupin, mendjen dhe shpirtin. Kjo pjesë e kozmosit. Në kuptimin kozmologjik po i them dy fjalë për të”, tha ai.

Kokaj ka sqaruar më në detaje lidhjen në mes të trupit, shpirtit dhe mendjes.

“Trupi juaj dhe mendja e trupit tuaj është ajo me të cilën ju lëvizni për toke sikurse edhe unë. Si të atillë ju jeni materie e mençur që i nënshtrohet gravitacionit. Si e atillë trupi ka ndjesitë e vetë. Pjesët e bukura dhe të ndyta. Komponentë tjetër, ajo e mendjes dhe shpirtit nuk kanë ndjesi parimisht”, tha ai.  

Më tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se është kundër martesave të gjinive të njëjta dhe se këto martesa nuk i pëlqejnë.

“Çështja e këtij kodi është mjaft relevante, por unë jam kundër martesës dhe përvetësimit të fëmijëve të dy njerëzve që nuk janë të gjinive të ndryshme. Mund të them që kjo mundësi e formimit të martesave të çifteve me seks të ndryshëm është edhe vlerë në shumë vende ku kam jetuar, por kjo vlerë mua nuk më pëlqen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat