​Lumezi e ambasadori De Riu diskutojnë mbi forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale

​Lumezi e ambasadori De Riu diskutojnë mbi forcimin e sundimit të ligjit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:33
Aleksandër Lumezi dhe Antonello De Riu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Antonello De Riu.

Me të, ai ka biseduar mbi forcimin e sundimit të ligjit, për të cilin u tha se do të ndikonte në nxitjen e investimeve italiane dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në çështje të drejtësisë.

Lumezi me këtë rast ka çmuar përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë Italia dhe vazhdon ta japë në forma të ndryshme për konsolidimin e shtetit ligjor.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan mjaft të dobishëm këtë takim dhe u pajtuan që bashkëpunimi institucional të thellohet edhe në të ardhmen, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat