Bajqinovci: Brenda dy muajve janë kryer 200 arrestime

Aktuale

Bajqinovci: Brenda dy muajve janë kryer 200 arrestime

Më: 16 mars 2022 Në ora: 22:35
Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me ardhjen në pushtet të tyre, Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës i kanë duart e lira për të vepruar.

Ai thotë se brenda dy muajsh janë kryer 200 arrestime prej tyre policë e zyrtarë të lartë shtetërorë, teksa përmend edhe aksionin “Brezovica” kundër ndërtimeve pa leje.

“Pra çka dua të them se në PK ka shumë probleme e që në këtë Qeveri, IPK-ja i ka duart e lira sepse është agjenci ekzekutive e MPB-së po ashtu edhe PK i ka duart e lira. Ne në qeverisjen Kurti 1 e kemi pasë drejtorin e PDK-së Rashit Qalaj, në Kurti 2 e kemi të LDK-së Samedin Mehmeti që në kohën e LDK-së është emëru. Këto pozita janë politike. E kemi edhe kryeinspektorin e PK-së që është emëru në kohën e LDK-së. Nëse e kryen punën, rri aty, nëse nuk e kryen duhet me ec. I kemi 200 arrestime brenda 2 muajsh, policë zyrtarë të lartë, rasti Brezovica, etj”, tha ai 

Teksa foli për përkrahjen politike, deputeti thotë se në të kaluarën ka pasur njerëz nga politika të cilët përmes telefonit “u kanë thënë policëve dhe IPK-së mos ma prek këtë”.

“Kur jemi te përkrahja politike besoj shumë që Sveçla e ka tregu këtë kemi pasë arrestime për dy muaj sa brenda 4 vitesh nuk janë arrestuar, rreth 300 zyrtarë. Ka pasë me telefon përpara mos ma prek edhe ne IPK edhe në PK ska guxu as me prek, ka qenë para arrestimit ska guxu niveli i lartë epror me u prek. Nuk ka dilemë që sot kjo po kërkohet nga Qverioa të ndalet. Sot edhe Prokuroria e shtetit nuk ka presione të tilla. E dini Pronton, me telefon dihet puna qysh janë zgjedhë prokurorët. Sot i kanë duart e lira sepse kjo Qeveri kërkon ta luftojë krimin, janë të pavarur i kanë duart e lira, vetëm duhet kryer punën si duhet’, shtoi ai.

Ndërkaq, për rrjedhjen e informacioneve nga zyrtarët policorë, ai thotë se në rastet kur ka aksione në veri, duhet ruajtur sekretet dhe mos të publikohen informatat që cenojnë sigurinë e vendit.

‘’Kjo për veri është shumë sensitive sepse kur ka numër të madh të policëve të involvuar në operacion, normalisht që IPK dhe gazetarët kanë raporte të jashtëzakonshme . IPK ka raporte me gazetarë pastaj kërkohet lajmi, Policia ka raport me gazetarë. Për Veri është shumë sensitive, për këto aksione brenda Kosovës, i ke në ballina të portaleve duke shkuar Policia. Mendoj që brenda Kosovës mediat duhet pasqyruar punën e dy inatit por mendoj që kur ka operacione të tilla që ka të bëjë me sigurinë e shtetit duhet ruajtuar sekreti por kur janë 300 policë të njësisë speciale e 50 inspektorë është problem me u mbajt lajmi sekret”, shtoi Bajqinovci.

Anëtari i Komisionit Parlametar për Çështje të Sigurisë thotë se Policia e Kosovës është më e mira në rajon sepse nuk ka policë të trafikut që “korruptohen lehtë”.

‘’Mendoj që si Polici në rajon është më së miri, gjithmonë shembull e marr policinë e trafikut ku p.sh shkon në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Në këto vende regjionale posa të ndalesh të kërkohen 10 euro ndërsa në PK nuk mund ta gjesh mund të ketë ndonjë matrapaz polic që mund të jetë shumë numër i vogël që shpesh janë arrestuar nga IPK por mendoj që është ma e pakorruptuara në rajon”, shtoi ai.

Por, thekson se problem kryesor i këtij institucioni mbetet “familjarizimi i shumtë pasi që ka raste kur një epror i ka 15 anëtarë të familjes të punësuar”.

Kurse, sa i përket punës së IPK-së, deputeti i LVV-së “kërkoi që të mirret më shumë me krimet ekonomike, krimin e organizuar dhe me disa departamente të PK-së që kanë qenë shpesh pjesë e skandaleve.

“E inkurajoj IPK-në të mirret më shumë me krimet ekonomike, krimin e organizuar dhe me disa departamente që shpesh kanë qenë pjesë e skandaleve. Jam shumë i gëzuar dhe IPK në mënyrë frontale i ka mshu andaj kjo është kërkesë e imja si deputet, e di që shpesh policët e rinj i kanë shkelë autoritetet e veta, por besoj duhet me dallu policin e ri dhe me atë që është hajn”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat