Policia në aksion, mbyll 14 qendra masazhi dhe arreston gjashtë persona

Aktuale

Policia në aksion, mbyll 14 qendra masazhi dhe arreston gjashtë persona

Më: 16 mars 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët e MTI-së dhe ATK-së, kanë inspektuar 57 qendra masazhi.

Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe janë iniciuar dy raste për përfshirje të tyre në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Inspektorët kanë mbyllur edhe 14 lokale dhe kanë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj).

Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat