‘Djali i shkelmonte, konsulli me sopat në dorë i frikësonte qytetarët”, Qeveria shkarkon “diplomatin” e rrezikshëm

Aktuale

‘Djali i shkelmonte, konsulli me sopat në dorë i frikësonte qytetarët”, Qeveria shkarkon “diplomatin” e rrezikshëm

Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:25
Lulzim Rifaj

Ministrja Donika Gërvalla ka shkarkuar 11 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak se ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave ligjore.

Në listën e të shkarkuarve është edhe Lulzim Rifaj, ish-konsull në Sofje të Bullgarisë.

Rifaj ka thënë se kishte qenë i rregullt në çdo pozitë që mbante pasi iu kishte nënshtruar të gjitha testeve e provimeve të nevojshme.

“Një vendim i tillë mua mi kujton vitet e 90 kur na ka shkarkuar Serbia kurse tani për mu është I pakuptim ky vendim. Ka qemi qenë në konkurs kemi qenë në provim, intervista dhe jam pranuar në mënyrë të rregullt. Kam qenë dy mandate në Sofje, qe një vit e gjysmë punojë në ministri pa asnjë vrenjte, po më befasojnë. Në vitet e 90’at e kemi ditë që po na ndjek Serbia kurse në Kosovë e lirë tani nuk po e dim çfarë po ndodhë. Unë jam shumë i përgjegjshëm në punë nuk kam asnjë mungesë. Vendimi e kam marrë vetëm në email pa asnjë paralajmërim”, tha Rifaj.

Por, kush është Lulzim Rifaj diplomati i rrezikshëm që u shkarkuar nga qeveria Kurti.

Konsulli i Republikës së Kosovës në Bullgari, Lulzim Rifaj në vitin 2017 ishte përfshirë në një skandal të madhë.

Rifaj kishte shkuar për ta vizituar djalin e tij në kompaninë “Eurokos” ku ai punonte si koordinator, në Vranishtë të Dragashit.

Në po atë ditë banorët e fshatit kishin organizuar protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali nga kompania “Eurokos”.

Por, protesta e qetë, eskaloi në dhunë kur një nga aksionarët e këtij projekti kishte sulmuar me sëpatë një nga banorët, para syve të policisë.

Aty ishte përfshirë edhe djali i konsullit kosovar, Granit Rifaj, derisa vetë konsulli ishte parë me një mjet të rëndë në duar.

Megjithatë, Rifaj, i cili besohet të jetë njëri nga aksionarët e kompanisë që synon ndërtimin e këtij mini-hidrocentrali në Vranishtë, ka pranuar të jetë ai personi i fotografuar teksa mbante një mjet të rëndë në duar.

Por, kishte mohuar të ketë qenë i përfshirë në protestë.

“Aty është punëtori. Ka edhe druna edhe sëpata, kështu që mund të them se nuk kam qenë unë tek protestuesit. Unë jam [personi në fotografi ]. Por unë nuk kam të bëjë të bëjë asgjë me protestën”, kishte thënë Lulzim Rifaj Insajderin. I pyetur se a mbante sëpatë në duart e tij, Rifaj nuk kishte treguar se çfarë mjeti mbante në duar, por ka thënë se ishte fotografuar në pjesën e brendshme të punëtorisë, jo tek pjesa e jashtme e saj – ku po qëndronin protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat