Bajqinovci për arrestimin e 48 policëve: Dikush duhet të japë përgjegjësi

Aktuale

Bajqinovci për arrestimin e 48 policëve: Dikush duhet të japë përgjegjësi

Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:38
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se pas arrestimit të zyrtarëve policorë në pikat kufitare për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit – dikush duhet dhënë përgjegjësi.

Bajqinovci thotë se eprorët e zyrtarëve të arrestuar duhet dhënë dorëheqje sepse e “kanë obligim moral”.

’Dua të them edhe një gjë, me këto arrestime dikush duhet me dhënë përgjegjësi. Prej menaxhmentit të PK-së, nuk mund të arrestohen 50 policë e dy shefa të pikës kufitare e asnjë drejtorë mos me dhënë përgjegjësi, qysh kanë mujt ata 50, kanë qenë të involvuar teksa drejtrët nuk e kanë ditur këtë punë dhe mendoj që dikush ka përgjegjësi morale me u tërhek me than më fal mu arrestuan kaq dhe nuk mundesh me qenë më drejtor i Policisë Kufitare”, tha Bajqinovci.

Teksa foli për gjendjen në Policinë e Kosovës, deputeti thotë se ky institucion përballet me probleme të shumta, pasi që tash e 20 vite nuk kanë pasur asnjë reformë.

Sipas tij, “dështimi më i madh” në PK ka qenë verifikimi i zyrtarëve policorë i cili është bërë nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë, e që thotë se nuk janë marrë parasysh se shumica nuk e kanë kaluar testin.

“Dështimi më i madh i PK-së ka qenë verifikimi. Dërgoje në administratë mos le në pozita të larta. Këtë e ka bërë AKI-ja që fatkeqësisht kanë dalë plotë eprorë dhe zyrtarë në pozicione që nuk e kanë kaluar, ka ndodhur lufta mes AKI-së dhe PK-së pastaj skandalet kanë plasë në AKI duke u arrestuar zyrtarë të lartë që s’kanë pasë diploma dhe më pas lufta mes IPK-së dhe Policisë”, tha Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat