92 mijë euro morën nga Qeveria Haradinaj/ Xhevdet Pozhari i drejtohet Behxhet Shalës: A të zunë me pelë për dore? Bre Zoti ju vrafë!

Aktuale

92 mijë euro morën nga Qeveria Haradinaj/ Xhevdet Pozhari i drejtohet Behxhet Shalës: A të zunë me pelë për dore? Bre Zoti ju vrafë!

Nga: N. Sh. Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:33
Behxhet Shala

Analisti politik Xhevdet Pozhari e ka komentuar vendimin e Qeverisë Haradinaj i cili ua kishte nda 92 mijë euro KMDLNj-së për të përcjellur senacat në Gjykatën Speciale në Hagë.

Mirëpo, këto para ishin shpenzuar për gjëra të tjera, ndërsa askush prej tyre nuk e ka vizituar Hagën.

Përmes dy reagiemve Pozhari thotë se matrapazët paskan shpenzuar 92 mijë euro nga taksat tona.

“Edhe këta që do të duhej t'i mbronin të drejtat dhe liritë e njeriut, e paskan keqpërdorur buxhetin e Kosovës. I paskan rru 92 mijë euro me i përcjellë seancat në Hagë, e nuk paskan shku asnjëherë të vetme. Paskan thonë, i kemi kqyr prej televizionit e paret i kemi harxhu për qira të zyreve.

Mjetet ua ka nda Qeveria Haradinaj.

Edhe 92 mijë euro nga taksat tona të keqpërdorura nga matrapazë që kamoflohen në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Bre Zoti ju vrafë”, shkraun Pozhari në Facebook.

Por, menjëherë pas kësaj Pozhari shkraun edhe një postim tjetër.

Ai e pyet Behxhet Shalën se a të zunë me pelë për dore?

“Behxhet Shala, krytari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut:

Ne i kemi monitoruar seancat nga distanca dhe ne nuk kemi asnjë përgjegjësi sepse nuk është varë nga ne a do të shkojmë në Hagë apo jo. Paratë janë shpenzuar për atë projekt për monitorim të seancave nga distanca sepse s’ka pasur mundësi fizike. U dasht me angazhu staf, u dashtë me pasë zyre. I kemi paguar punëtorët dhe zyrat.

Allahile, e punëtorët çka bojshin, ia lëshojshin zanin televizionit, a? Mos e morrët me qera hotel Grandin, pahiri?

92 mijë euro, qpuffff.

A të zunë me pelë për dore, po!”, shkruan Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat