Bislimi priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

Aktuale

Bislimi priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:03
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. Yamanaka, për fillimin e detyrës së tij si i Ngarkuar i Ambasadës së Japonisë në Kosovë. Yamanaka theksoi se marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Japoni duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe do të ketë angazhim në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, Zëvendëskryeministri Bislimi u informua në situatën e krijuar në Japoni nga tërmeti i ditës së djeshme dhe shprehu solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Më tej, u bisedua mbi menaxhimin e situatës së pandemisë ku Zëvendëskryeministri Bislimi foli për uljen e ndjeshme të numrit të rasteve aktive të infektuara nga virusi Covid-19 si dhe ecurinë pozitive të vaksinimit në vend.

Mbi politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë rajonale, u bisedua rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku z. Yamanaka shprehu vlerësimin nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës në arritjen e një zgjidhjeje në këtë proces. Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi që Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të vazhdojë angazhimin në një dialog të drejtë dhe me parime të barabarta, me qëllim të arritjes së objektivave që duhet të definohen qartazi nga të dy palët nën ndërmjetësimin e BE-së.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat