Kancelari i Austrisë do të pritet sot në Kosovë me ceremoni shtetërore nga Kurti

Aktuale

Kancelari i Austrisë do të pritet sot në Kosovë me ceremoni shtetërore nga Kurti

Më: 18 mars 2022 Në ora: 10:20
Karl Nehammer

Në Kosovë sot do të vijë për vizitë zyrtare kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.

Kancelari austriak do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ceremonia shtetërore për pritjen e kancelarit austriak do të jetë në ora 14:05 në Sheshin “Skënderbeu”.

Ndërkohë që do të ketë edhe konferencë për medie, ku do të deklarohet Kurti dhe kancelari austriak.

Kancelari Nehammer do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Mediet do të lejohen të marrin vetëm pamje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat