Arrijnë forca shtesë të EULEX-it në Kosovë

Aktuale

Arrijnë forca shtesë të EULEX-it në Kosovë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Kanë arritur në Kosovë forca shtesë të EULEX-it.

Sipas njoftimit, ata janë policisë nga Portugalia dhe Franca. 

“Xhandarmët portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat