OJQ-të nga Kosova e Serbia dënojnë agresionin rus, Istrefi: Të jemi bashkë me BE-në në këtë

Aktuale

OJQ-të nga Kosova e Serbia dënojnë agresionin rus, Istrefi: Të jemi bashkë me BE-në në këtë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 23:52
Astrit Istrefi

Organizata joqeveritare nga Kosova e Serbia, përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.

Në lidhje me këtë, ka folur Astrit Istrefi, që është drejtor ekzekutiv i Forumit të Ballkanit, i cili tha se janë rreth 15 organizata nga Serbia që janë nënshkruese të deklaratës së përbashkët që dënon invazionin rus në Ukrainë.

Ai tha se udhëheqësit e këtyre organizatave janë të shqetësuar në lidhje me situatën, teksa shtoi se nuk dallonte ndonjë shqetësim tjetër përveç asaj që agresioni atje mund të shkaktojë trazira edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Nga këto organizata që janë nënshkruese të kësaj deklarate të përbashkët, kam bindjen se nuk mbështesin por gjykojnë çdo veprim tjetër, përveç asaj që duhet të jemi bashkë me BE-në dhe bashkë në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës”, ka thënë Istrefi.

Ai ka përmendur edhe disa nga organizatat që janë pjesë e kësaj deklarate, ku përmendi Qendrën për Politika të Sigurisë së Beogradit, me seli në këtë qytet e që kanë bashkëpunim me OJQ-të në Kosovë.

Përveç kësaj organizate, Istrefi tha se nënshkruese e deklaratës së përbashkët është edhe Iniciativa Qytetare, me seli gjithashtu në Beograd.

Ai tha se një deklaratë e tillë ka për qëllim që mos prishet balanci që duhet krijohet me Bashkimin Evropian dhe shtetet e tjera.

“Vetë fakti që deklarata e tillë është hartuar nga OJQ-të edhe në Kosovë e Serbi tregon se këto OJQ kërkojnë të bëhet më shumë nga qeveria e Serbisë, në mënyrë që efektet potencialisht negative që po i shohim në kuptimin e ngritjes së çmimeve dhe marsheve që i kemi jo vetëm në Serbi, por edhe në disa vende të tjera të rajonit, që të mos ketë gjëra të tilla që e prishin këtë balancin që duhet të krijohet me BE-në dhe shtetet tjera”, është shprehur Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat