“Ganimete Musliu misterioze”, reagon analisti nga Amerika

Aktuale

“Ganimete Musliu misterioze”, reagon analisti nga Amerika

Nga: N. Sh. Më: 19 mars 2022 Në ora: 11:16
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në facebook ka thënë se “ka ardhe koha që dikush dikujt duhet me i kërku falje".

Ky shkrim i Ganës ka bërë që të reagojë analisti nga Amerika prof. dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj në reagimin e tij të publikuar poashtu në facebook, thotë se, Ganja me këtë ka menduar te krerët e shtetit që sunduan Kosovën për dy dekada.

Ai në këtë reagim shkruan se, po ata krerë të shtetit e qiten Kosovën në pazar duke tentuar ndarjen dhe copëtimin e trojeve shqiptare.

Maxharraj gjithashtu ka reaguar edhe për plaçkitjën që ia bënë Kosovës dhe bleren e tokave me çmim të lirë.

Reagimi i plotë:

Ganimete Musliu misterioze?!

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu, është treguar misterioze, teksa ka publikuar një shkrim në Facebook.

Ajo gjatë statusit të saj, është shprehur se ka ardhur koha n'Kosovë "dikush dikujt me i kërku falje".

Ganja nuk ka treguar se për çka dhe për kë bëhet fjalë, por ka shumë supozime se ajo ka menduar të kreret e shtetit që sunduan me Kosovën për dy dekada.

Ajo ka menduar se duhet me kërkua falje se pse shteti u qit në pazar për ndarjën e tij, për coptimin e tij, për korrigjimin e kufijve.

Dhe vertetë po mos u ndalën nga Amerika dhe Gjermania, Kosova qe tu u coptu copa copa. Por sot e kësaj dite do të partisë së Ganes nuk po prajnë duke kërkuar se, megjithatë, Kosova duhet të ndahet e të korigjohet, sepse zoti e paska bërë të shtember e po u deshka me e drejtu.

Ajo ka menduar se dikush duhet me kërku falje se pse humbën 8200 hektar tokë te Çakorrit dhe ju dha Malit të Zi i cili kurrë nuk ishte i tyre,

Ajo ka menduar se dikush duhet me kërku falje sepse iu dhanë Kishave serbe eksteritore me shumë hektar për rreth tyre që si kanë pas kurrë.

Ajo mos ka menduar se edhe dikush duhet më kërku falje se pse Kosovës ia sollën Asociacionin një etnik me kompetenca ekzekutive i cili do ta qiste Kosovën në dy gjunjë me një "Serpsk Republika" brenda Kosovës e cila jo fortë larg do ti bashkohej Serbisë.

Apo ndoshta Ganja ka menduar se dikush duhet me kërku falje se pse për dy dekada e vodhën dhe e plaçkiten këtë shtet dhe u bënë milionara, duke kontrabu me tokat e Kosovës në stilin bleje për tre euro dhe shite për 6000 euro arin duke e lënë popullin ne varfëri që të detyrohet të largohet nga vendi.

Ku me dite se edhe përçfarë tjetër ka menduar Ganja se dikush duhet me kërku falje, por unë i përmenda vetëm disa, ka edhe shumë te tjera për çka duhet dikush me kërku falje.

Por Ganja në postimin e saj në FB e ka përdor vetëm tog fjalshin se "dikush dikujt duhet me i kërku falje", pa e përdor edhe atë të dytin  se dikush jo vetëm që duhet me kërku falje por edhe duhet të përgjigjet para drejtësisë për dëmet qe ia kanë bërë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat