Kandidati me më së shumti pikë për drejtor të RTK-së

Aktuale

Kandidati me më së shumti pikë për drejtor të RTK-së

Më: 19 mars 2022 Në ora: 19:57
RTK

Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, e ka bërë të ditur listën me kandidatët që kanë marrë më së shumti pikë.

Sipas Bordit të RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë, ndërsa tre të tjerë që kanë qenë në testin me shkrim, këtë nuk e kanë bërë edhe në intervistë.

Kandidati me më së shumti pikë, sipas Bordit të RTK-së, është Shkumbin Ahmetxhekaj me 158.7 pikë në total, ku nga testi ka marrë 80.7 pikë dhe nga intervista 78 sosh.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në deklaratën e Bordit të RTK-së.

Tutje, sipas tyre, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Image
Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat