Konjufca priti në takim shefen e zyrës greke, diskutuan për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Aktuale

Konjufca priti në takim shefen e zyrës greke, diskutuan për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Më: 21 mars 2022 Në ora: 14:28
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Chryssoula Aliferi.

“Konjufca falënderoi ambasadoren Aliferi për rolin e saj përgjatë mandatit si shefe e Zyrës Greke në avancimin e bashkëpunimit bilateral në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.

Ai po ashtu ritheksoi rëndësinë që do të kishte dhe vazhdon ta ketë njohja nga ana e shtetit grek për integrimin evropian dhe euroatlantik të shtetit tonë”, thuhet në njoftim.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat