U raportua se kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë mori pjesë në takimin me Vuçiqin, deklarohen nga KGJK-ja

Aktuale

U raportua se kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë mori pjesë në takimin me Vuçiqin, deklarohen nga KGJK-ja

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:20
Liljana Stevanoviq

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci është duke i shqyrtuar raportimet se rreth kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq rreth pjesëmarrjes në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Serbi më 22 mars ka mbajtur një mbledhje të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë mbledhje, nga mediat serbe u raportua se kanë marrë pjesë edhe punonjës të institucioneve të Kosovës, përkatësisht gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe të zinxhirit komandues operativ të Policisë së Kosovës në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat