Merovci: Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, çdo herë problematike

Aktuale

Merovci: Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, çdo herë problematike

Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:55
Adnan Merovci

Ish-kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Adnan Merovci, vlerëson se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë çdo herë problematike.

“Më 2004, kur Kosova ende nuk kishte shpallur pavarësinë, çështja e votimit të serbëve edhe atëherë ka qenë delikate, KQZ-ja atëherë ka qenë me përfaqësues politikë dhe në atë kohë kanë vepruar jashtë Kosovës për shkak të rrethanave. Por, çdo herë kjo çështje ka qenë problematike”.

Merovci, mes tjerash, tha se e gjithë çështja është e politizuar dhe se mbajtja e këtyre zgjedhjeve duhet të bazohet në Kushtetutën e Kosovës.

“E gjithë situata është e politizuar.”

“Marrëveshjet politike “i qajnë kodrat”, siç thuhet dhe marrëveshja politike mund të ketë interpretim nëpër vrimat e Kushtetutës, këtu është një lloj inati. Mënyra më e mirë për gjithë këtë është të bazohemi në Kushtetutë”, tha Merovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat