Multimilioneri iku nga Kosova, reagon Mefail Bajqinoci: Në Pronto Aferë politika i ankohej se ju ka tha fyti!

Aktuale

Multimilioneri iku nga Kosova, reagon Mefail Bajqinoci: Në Pronto Aferë politika i ankohej se ju ka tha fyti!

Nga: N. Sh. Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:48
Abedin Saliu dhe Mefail Bajqinovci

Multimilioneri Abedin Saliu, njëri prej të dyshuarve në rastin Brezovica, tashmë thuhet se është arratisur nga Kosova.

Ai ka disa ditë që po kërkohet nga autoritetet e Kosovës.

Abedin Salihu, është pronar i kompanisë ndërtimore “Dino”, hotelit “Brezovica”, president dhe donator i klubit futbollistik “FC Ulpiana”.

Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e tij në Lipjan, por Saliu nuk ishte aty, dhe në këtë mënyrë ai kishte ikur para se të prangosej.

Ai tashmë ndodhet jashtë vendit.

Për këtë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai thotë se, në aferën Pronto politika e thërrishte multimilionerit dhe i ankohej se iu ka tha fyti, tash një multimilioner ka ikur nga Kosova, pasi po e kërkon drejtësia.

“Përderisa në Pronto Aferë politika e thërriste multi-milionerin dhe i ankohej se ju ka tha fyti, tash një multi-milioner paska ikur nga vendi sepse e kërkon drejtësia.

Esenca s’është te milionerët, por te politika që varej nga ta e i raportonte gatitur”, shkruan Bajqinovci në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat