Alma Lama: Qeveria e Kosovës të hapë dyert për një numër refugjatesh nga Ukraina

Aktuale

Alma Lama: Qeveria e Kosovës të hapë dyert për një numër refugjatesh nga Ukraina

Nga: M.L. Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:37
Alma Lama

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të hapë dyert për një numër të refugjatëve nga Ukraina.

Ajo në një postim në Facebook ka rikujtuar se mbi 10 milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe mbi pesë milion kanë lëshuar Ukrainën.

Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të tregohet bujare dhe të hapë dyert për një numër refugjatesh nga Ukraina, në këtë situate tragjike ku mbi 10 milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe mbi pesë milion e kanë lëshuar Ukrainën”, shkruan ish ambasadorja.

Tutje ajo ka thënë se edhe qytetarët mund të japin kontributin e tyre për popullin Ukrainas.

Lama është shprehur se këtë mesazh po e bën me rastin e 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

“Edhe ne si qytetarë mund te japim kontributin tone për popullin e Ukrainës, në këto momente tragjike për ta.

Ky është mesazhi im me rastin e 23 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, dhe tragjedinë e Kosovës para dhe gjatë luftës”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat