Mehaj e Zemaj në takim për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Aktuale

Mehaj e Zemaj në takim për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:12
Armend Mehaj dhe Astrit Zemaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në  takim përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO,  Astrit Zemaj.

Sipas njoftimit të  ministrit Mehaj, temë  e diskutimit ishin angazhimet institucionale për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

“Vazhdojmë angazhimet për anëtarësim të vendit tonë në NATO. Sot prita në takim Përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, me të cilin diskutuam për angazhimet tona institucionale për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

 Ishte qëndrim i përbashkët që këtij procesi t’i qasemi me strategji të mirëfilltë shtetërore dhe të koordinuar me miqtë tanë ndërkombëtar”, ka shkruar Mehaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat