Çollaku flet për takimin me Thaçin në Hagë, tregon si e përjetoi vdekjen e Albright

Aktuale

Çollaku flet për takimin me Thaçin në Hagë, tregon si e përjetoi vdekjen e Albright

Më: 25 mars 2022 Në ora: 00:32
Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është takuar me të, mëngjesin e sotëm, para se të fillonte konferenca e radhës në ecurinë e çështjes nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se sot temë thelbësore e diskutimit me Thaçin, përveç evokimit të kujtimeve nga përjetimet dhe ngjarjet e shënuara 23-vjet më parë, ishte edhe vdekja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Presidenti me të kishte shumë momente të rëndësishme që kanë qenë të ndërlidhura në mënyrë determinuese me fatin e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës.

Të lidhura me lirinë, dhe me shtetndërtimin e Kosovës, natyrisht kjo ngjarje e hidhur e kishte prekur tej mase presidentin Hashim Thaçi, dhe ndjehej jashtëzakonisht i pikëlluar dhe i mërzitur që Kosova dhe presidenti Thaçi ka humbur miken më të devotshme që është meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Çollaku.

“Aty u diskutuan shumë gjëra, ajo çfarë më bëri edhe mua të prekem ishte momenti ku presidenti shprehi keqardhjen e tij të thellë që rrethanat aktuale, paraburgosja e tij, mbajtja e tij në Hagë, ia pamundëson që t’i bëjë një shërbim të fundit kësaj mike të madhe të Kosovës, me prezencën e tij fizike në ceremoninë e saj të varrimit që do të organizohet në ShBA, dhe duke qenë prapa grilave presidenti [Hashim Thaçi] do ta ketë të pamundur që ta dërgojë një mesazh mirënjohje, një lule tek varri i Albright. Besoj se të gjithë familjarët dhe miqtë e saj do ta mirëkuptojnë mungesën e Thaçit në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast”, ka thënë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat